Ministri jep dorëheqje nga pozita e asamblistit

Aktuale

Ministri jep dorëheqje nga pozita e asamblistit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:07
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e Asamblistit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Në një postim në Facebook, ministri Gashi ka thënë se dorëheqja e tij lidhet me dëshirën për të mos i mbajtur dy pozita në të njëjtën kohë.

“Dorëheqja ime lidhet me punën time si Ministër dhe me pamundësinë për të dhënë kontributin tim si këshilltar komunal, por edhe me dëshirën për të mos mbajtur dy pozita në të njëjtën kohë”, shkroi ai.

“Gjithashtu dua t’i mundësoj një kolegut tjetër i cili do të më zëvendësojë mua në kuvendin e komunës”, ka shkruar tutje ministri Gashi.

Ai tha se ishte i nderuar që ishte bartës i listës së kandidatëve për kuvendin komunal nga radhët e PDK-së në komunën e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat