Nisin hetimet në rastin ‘Biznesi i Bombave’

Aktuale

Nisin hetimet në rastin ‘Biznesi i Bombave’

Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:47
Artan Avdullahu

Prokuroria në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për fillimin të hetimeve ndaj Artan Avdullahut dhe dy personave të tjerë.

Avdullahu të premten rrëfeu në emisionit “Drejtësia në Kosovë” lidhur më bombën që tha se e kishte hedhur në Prishtinë.

Lajmin për fillimin e hetimeve ndaj tij e ka konfirmuar për kallxo, zëvendësi i Kryeprokurorit në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

“Mund të konfirmoj se pasi që e kemi parë emisionin “Drejtësia në Kosovë” ne menjëherë kemi marrë veprimet tona dhe prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për fillimin të hetimeve ndaj 3 personave”, tha Berisha.

Të premten e fundit, emisioni “Drejtësia në Kosovë” solli rrëfimin ekskluziv të Artan Avdullahut, njeriut që pretendon se ishte ekspert i vënies së bombave me telekomandë.

Artan Avdullahu i cili pretendon se ishte i trajnuar në Tiranë në ndërtimin e bombave me telekomandë ka thënë se ka edhe shumçka të tregojë për bomba dhe ngjarje tjera në qytetet e Kosovës.

Në një bisedë ekskluzive për emisionin DnK, Artan Avdullahu ka pranuar të rrëfehet për të bëmat e tij në ketë rast.

“Njëherë i kam treguar, kam shkuar edhe te vendi i ngjarjes i kam kallxu që qitu ta kam qitë, në kaq ora, krejt i kam tregu”, tha Avdullahu.

“Kam vendos me folë për m’u pastru me do sendeve që i kam ba para disa viteve po që janë kanë të gabuara. Unë ketë person, Hajrullah Kryeziun, e kam gjuajt me bombë sepse jam kam aq i etur bajagi për atdhe, po punojmë për çështje të kombit”, ka thënë Avdullahu duke treguar edhe me tutje se cilat kishin qenë motivet e këtij sulmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat