Boiken Abazi ka një kërkesë publike për PSD-në e Shpend Ahmetit

Aktuale

Boiken Abazi ka një kërkesë publike për PSD-në e Shpend Ahmetit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:51
Boiken Abazi

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i VV-se, Boiken Abazi është bërë sërish aktiv në punët e Lëvizjes, madje duke u angazhuar specifikisht në organizimin e tryezës që ko parti do mbajë të premten me partitë politike në vend.

Abazi sot ka folur për ‘vullnetin’ edhe të LDK-se, për zgjedhje, por i është drejtuar me një kërkesë edhe ish bashkë partiakëve të tij, që tash janë nën ‘ombrellën’ e Partisë Social Demokrate të Kosovës PSD.

Abazi ka thënë se tash qëndrimit të VV-së se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, i është bashkangjitur publikisht edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, andaj ka kërkuar që një qëndrim ta jap edhe partia tjetër opozitare PSD-ja.

Madje ai ka thënë se ky është rasti që PSD ta dëshmojë nëse është opozitë, apo patericë e PDK-se.

“Tash mbetet që të deklarohet publikisht në lidhje me zgjedhjet edhe PSD-ja dhe të fillojë të sillet si parti opozitare e jo si patericë pushteti.” ka shkruar Abazi në facebook.

Më poshtë e gjeni të plotë shkrimin e tij pa ndërhyrje:

“Dy ditë para tryezës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! të titulluar “Zgjidhja përmes zgjedhjeve” edhe LDK-ja ka deklaruar publikisht se është për zgjedhje të parakohshme. Avdullah Hoti ka thënë në lidhje me tryezën e Lëvzijes se: “Të premten kërkesa jonë dhe insistimi ynë do të jetë i qartë se vendi është në krizë institucionale, duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve dhe për veprimet që duhet të ndodhin e që të mos paralizohen institucionet e vendit.” – Tash mbetet që të deklarohet publikisht në lidhje me zgjedhjet edhe PSD-ja dhe të fillojë të sillet si parti opozitare e jo si patericë pushteti. Pritet përkrahje për zgjedhje të parakohshme edhe nga deputetët që nuk janë në grupe parlamentare. Nuk është për t’u çuditur nëse vjen përkrahja edhe nga ndonjë deputet i partive të koalicionit qeverisës…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat