Liburn Aliu: PSD'ja, oportuniste karshi qeverisë

Aktuale

Liburn Aliu: PSD'ja, oportuniste karshi qeverisë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 00:36
Liburn Aliu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka sulmuar ish-kolegët e tij partiakë, të cilët javë më parë iu bashkuan Partisë Socialdemokrate.

Aliu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se është PSD'ja nuk është e interesuar që të rrëzohet qeveria aktuale e vendit, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ai ka akuzuar PSD’në për “oportunizëm të vazhdueshëm” karshi qeverisë.

Aliu ka thënë se PSD po e mban Qeverinë, dhe se po gjen mbështetje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe në Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas Aliut, opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme në vend, për të parandaluar, siç ka thënë ai, keqqeverisjen e vendit.

“Qeveria po degradon çdo herë e më tepër, në të gjitha fushat”, është shprehur ai.

Deputeti i VV’së ka thënë se për zgjedhje, vullnet ka, përveç partisë së tij, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat