QKSS lanson doracakun për gazetarë “Ekstremizmi i dhunshëm dhe mediat”

Aktuale

QKSS lanson doracakun për gazetarë “Ekstremizmi i dhunshëm dhe mediat”

Më: 24 maj 2018 Në ora: 07:56
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën përmbyllëse të projektit: “Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit nëpërmjet komunikimit” i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Në konferencë do të lansohet doracaku “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Mediat- Doracak për gazetarët”, i  cili ka për qëllim të ofrojë rekomandime rreth mënyrës së raportimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga mediat, si dhe të shpjegojë  terminologji të ndryshme religjioze dhe mënyrën më të mirë  te përdorimit të tyre nga mediat dhe gazetarët.

Në këtë konferencë do të diskutohet rreth rolit të mediave dhe komunikimit në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, si dhe gjetjen e kundër mesazhit më të mirë në drejtim të luftimit të propagandës së organizatave terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat