Dalin fotot, ky është 14 vjeçari që u rrah për vdekje nga babai në Kamenicë - Bota Sot
Dalin fotot, ky është 14 vjeçari që u rrah për vdekje nga babai në Kamenicë

Aktuale

E mërkurë, 22 gusht 2018

Dalin fotot, ky është 14 vjeçari që u rrah për vdekje nga babai në Kamenicë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:38
L. Bernjashi

Një ngjarje e rëndë ka ndohur në Kamenicë.

Një fëmijë 14 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në Kamenicë, pasi i njëjti dyshohet se është rrahur nga prindi me shkop druri deri për vdekje.

Media mëson se viktima është L. Bernjashi, i cili është rrahur për vdekje nga babai i tij Ganiu

Në anën tjetër, gazeta metro, raporton se sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

Siç thotë Policia, i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njejtë  deri rreth orës 24:00  dhe pasi që  iu kishte  keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari  kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë  rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me  konstatuar se fëmija është pa shenja jete.

Ndërkohë, me  vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test