Thaçi: Presidenti Rugova, njeri me vizion dhe durim

Aktuale

Thaçi: Presidenti Rugova, njeri me vizion dhe durim

Nga: N.A Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:05
Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi përmes një njoftimi në facebook ka theksuar se Presidentin Rugova do ta kujtojmë si njeri me vizion, si njeri të dialogut të durimit dhe pajtimit.

Thaçi i bëri këto komente pas dekorimit të presidentit Rugova me Medalje Presidencial të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Tutje presidenti I vendit ta shkruar se është hapur edhe një ekspozitë në shenjë nderimi dhe kujtimi për veprimtarinë e tij

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Presidentin Rugova do ta kujtojmë si njeri me vizion, si njeri të dialogut, të durimit dhe pajtimit. Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, e dekorova (pas vdekjes) me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Si rikthim në kohë, duke çmuar lart punën dhe angazhimin e presidentit Rugova, në Muzeun e Kosovës e hapëm edhe një ekspozitë në shenjë nderimi dhe kujtimi për veprimtarinë e tij. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat