Sllovenia e gatshme të ndihmojë institucionet e sigurisë

Aktuale

Sllovenia e gatshme të ndihmojë institucionet e sigurisë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:15
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, është takuar sot me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mirat në mes të dy vendeve, me ç’rast u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej për thellimin e bashkëpunimit.

Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur ambasadorit slloven prioritetet e MPB-së në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ambasadori slloven u shpreh i gatshëm të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë në forcimin e rendit dhe ligjit në luftimin e krimit në përgjithësi”, thuhet në një komunikatë për media nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat