Si e tregoi sot Thaçi dyfytyrësinë e tij para familjes së presidentit Rugova

Aktuale

Si e tregoi sot Thaçi dyfytyrësinë e tij para familjes së presidentit Rugova

Nga: D.RR Më: 24 maj 2018 Në ora: 16:44
Thaçi sot ka pritur familjen e ish Presidentit Rugova, ku dhe ua ka dorëzuar medaljen.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ra në kundërshtim me vetën para familjes së presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Ai disa javë më parë tha për Rugovën se kishte qenë person pasiv, e sidomos në konferencën e Rambujesë, ku sipas Thaçit, Rugova mezi priste të përfundonte takimi dhe ishte i padurueshëm.

Por, sot në hapjen e  ekspozitës historike me titull ‘Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës’ me bashkautor Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi, Thaçi në fjalimin e tij ishte ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Ai theksoi se me presidentin Rugova dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë ishin në Rambuje, ku përgatitën Kosovën për t’u bërë e pavarur, ishin në Uashinton e Bruksel si dhe qendra tjera botërore, për të ndërtuar raportet që Kosova ka sot me vendet tjera.

“Pavarësia e Kosovës nuk erdhi si incident a aksident politik. Kjo u fitua me sakrificë të pashoqe ku rol të pazëvendësueshëm ka presidenti Rugova. UÇK ishte lëvizja më e suksesshme ushtarake. Presidenti Ibrahim Rugova ishte njeri i dialogut dhe negociatave. Ishte njeri i durimit i pajtimit dhe vizionit”- tha sot Thaçi për Rugovën, ndryshe nga herët e tjera.

Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar presidentin e ndjer Ibrahim Rugova, me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Thaçi sot ka pritur familjen e ish Presidentit Rugova, ku dhe ua ka dorëzuar medaljen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat