Haziri: Hipokrizisë së Hashim Thaçit, i bashkohen edhe idiot të tjerë

Aktuale

Haziri: Hipokrizisë së Hashim Thaçit, i bashkohen edhe idiot të tjerë

Nga: D.RR Më: 24 maj 2018 Në ora: 19:16
Thaçi sot ka pritur familjen e ish Presidentit Rugova, ku dhe ua ka dorëzuar medaljen.

Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar për ditën e Presidentit, e veçanërisht për dekorimin me medalje të familjes Rugova, nga presidenti aktual Thaçi.

Ai Thaçin e quan hipokrit, ndrërsa ia përmend edhe librin autobiografik të tij.

Postimi i plotë:               

Në ditën e Presidentit

Hipokrizisë së Hashim Thaçit, i bashkohen edhe idiot të tjerë

Pasi që në librin e tij biografik, “Neë State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, Thaçi e quan presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, si pijanec si serbët, frikacak, defetist, dhe si një njëri që pothuajse nuk mund ta menaxhojë kollën e tij, sot familjes së presidenti Rugova ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale Jubilare e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Dhe për këtë “shfaqje” të hipokrizisë së Thaçit, askush nuk do habitej, sikur aty të mos gjendeshin edhe të gjithë anëtarët e familjes së presidentit Rugova, të cilët pranojnë këtë “Medalje” nga njeriu që tashmë hapur përmes një libri të shkerdhyem, ofendon personalitetin e ish presidenti Rugova. Mbase për këta të fundit, kjo shfaqje e tyre në këtë ceremoni hipokrizie, të lë përshtypjen se për interesat e tyre personale e familjare janë të gatshëm t’ia shesin edhe eshtrat e presidentit Rugova. Dhe po ashtu nuk do të ishte e habiteshe apo e papritur sikur Thaçi t’ua ketë dorëzuar apo dhuruar më nënshkrim librin e tij me fyrje ndaj presidentit Rugova. Dhe hipokrizia në këtë ditë nuk merrë fund me shfaqjen e dhënë në zyrën e presidentit. Akti i dytë i sajë do të rezervohet për tu shfaqur në Muzeun e Kosovë ku u hap ekspozita për kontributin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, ku ndër të tjera në fjalën e tij Thaçi thotë se bashkë me Rugovën e bëmë Kosovën të pavarur, me njeriun që e kishte quajtur pijanec, çfarë hipokrizie. As në aktin e dytë të hipokrizisë së Hashim Thaçit, serish nuk mbetët vetëm, këtu i bashkëngjitet edhe një idiot tjetër, ish kryeministri azilant i Kosovës, Bujar Bukoshi, njeriu që presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën, e kishte shantazhuar përmes ndaljes së financimit, e sot po i thurë lavde si askush tjetër. IDIOTA. (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat