Haziri: Pas dialogut me Serbinë, detyrimisht të mbahen zgjedhje

Aktuale

Haziri: Pas dialogut me Serbinë, detyrimisht të mbahen zgjedhje

Më: 24 maj 2018 Në ora: 21:58
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në vend është e domosdoshme.

Sipas Hazirit, vendi duhet “detyrimisht” të shkojë në zgjedhje, pas përfundimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që synohet të fillojë në fund të qershorit, dhe të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se partitë duhet të merren vesh që, sa ditë pas ratifikimit eventual të marrëveshjes që do të prodhojë dialogu Kosovë-Serbi, vendi të shkojë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat