Arsyet pse Demaçi, Qosja, Thaçi e urrenin Rugovën dhe veprimi “befasues” i familjes Rugova

Aktuale

Arsyet pse Demaçi, Qosja, Thaçi e urrenin Rugovën dhe veprimi “befasues” i familjes Rugova

Nga: P.R Më: 25 maj 2018 Në ora: 07:03
Adem Demaçi, Rexhep Qosja e Hashim Thaçi dhe familja Rugova.

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar takimin e djeshëm të familjes Rugova me presidentin Thaçi.

Ai ka treguar arsyet se pse Adem Demaçi, Rexhep Qosja e Hashim Thaçi e urrenin presidentin Rugova.

“Na ishin do mistreca të tipave të Adem Demaçit dhe Rexhep Qosjës të cilët vazhdimisht leshojshin helm e vnerë për Presidentin Ibrahim Rugova, te cilët e shajshin dhe dinigrojshin publikisht kudo qe mbrrijshin, këtë e bëjnë edhe sot e kësaj dite. E bëjnë këtë sepse Ibrahim Rugova me mençurin dhe urtësinë e tij prej intelektuali e fitojë besimin e popullit, e afroj atë afër vetes, me ç’rast fuqishëm i nxori nga jeta politike Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen”, shkruan në faqen e tij Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Po ashtu Maxharraj, ka shkruar se është për tu çuditur fakti se si familja e Ibrahim Rugovës pranon dekoratë nga njeriu i cili gjithmonë e ka urryer presidentin historik.

Ky është postimi i plotë:

RUGOVA ËSHTË VLERË KOMBËTARE

Image
Binak Maxharraj

Na ishin do mistreca të tipave të Adem Demaçit dhe Rexhep Qosjës të cilët vazhdimisht leshojshin helm e vnerë për Presidentin Ibrahim Rugova, te cilët e shajshin dhe dinigrojshin publikisht kudo qe mbrrijshin, këtë e bëjnë edhe sot e kësaj dite. E bëjnë këtë sepse Ibrahim Rugova me mençurin dhe urtësinë e tij prej intelektuali e fitojë besimin e popullit, e afroj atë afër vetes, me ç’rast fuqishëm i nxori nga jeta politike Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen.

Rrugën e urrejtjes patologjike ndaj Ibrahim Rugovës e ndoqi edhe Hashim Thaçi sepse atë e shihte si kundërshtar politik. Hashim Thaçi kishte urrejtje aq te madhe ndaj Rugovës të cilin gjatë luftës e ka quajt tradhtarë të kombit, dhe së për këtë do ta paguaj shumë shtrenjtë. Por, edhe pas luftës u bane disa tentim atentateve ndaj tij. Kurse, kohë më parë ne biografin e tij të porositur Hashim Thaçi Rugoven e quan pijanec, tucan, defetist, politikan pasiv, njeri i lodhur, etj. etj.

Sot në Ditën e Presidentit Hashim Thaçi e beri "befasinë" me te madhe duke e Dekoru Ibrahim Rugovën me Dekoratën Presidenciale. Në fjalën e tij neveritëse te rastit u muar duke i thuer oda dhe vargje Ibrahim Rugovës se gjaja ishte njeri i mençur, i urtë i cili tere jetën ia kushtoj për Pavarësinë e Kosovës, etj.. Krejt këtë e beri për marketing politik, e jo për ndonjë respekt qe kishte ndaj Ibrahim Rugovës.

Edhe kundërshtari tjetër i Ibrahim Rugovës Bujar Bukoshi sot pati fytyrë te thotë ndonjë fjalë miradije për Presidentin, i cili gjatë luftës e sabotonte Ibrahim Rugovën, duke mos ia pagu faturat e rrymës, të telefonave etj. Ky njeri pas luftës aq fortë e “donte” Rugovën sa qe u nda nga ai duke e formu Parti politike ne vete, te cilit gati se nuk iu bashku askush.

Nuk ka nevojë qe Presidentit historik Ibrahim Rugovës ti thur vargje miradije as kush, e aq më pak kjo te bahet nga dy kundërshtarët e tij politik Hashim Thaçit dhe Bujar Bukoshit te cilët deri dje e shanin dhe e ofendonin deri ne paturpësi.
Nuk ka nevojë qe kundërshtarët e tij ta lëvdojnë. Ibrahim Rugova u lidhë me popullin ne kohet më te vështira ,e ndau atë shpirtërisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralel jetën politike ne te gjitha sferat e jetës. Ibrahim Rugova është biri me i devotshëm i cili doli nga gjiri i popullit, e udhëhoqi atë me mençuri. Populli ate e respektonte, ia jepte votën sa herë qe kishte zgjedhje. Dhe mu për këtë arsye ai mbetet ikona me e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura qe kurrë nuk shuhet ne mendjen e popullit. Më fjale tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare, të cilit edhe për se vdekuri po i rritet vlera gjithnjë e më shumë.
Por, ajo se çka me çuditi sot është fakti se si Familja e nderuar e Ibrahim Rugovës e pranoi këtë dekoratë nga njeriu i cili gjithmonë e ka urrejtë, e ka injoruar, e ka kërcënuar, nga njeriu i cili më shumë është përçarës se sa unifikues i popullit, nga njeriu i cili tërhiqet pas skandaleve politike, njeriu i cili nga bisedat me Serbin beri Marrëveshje te dëmshme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat