Thaçi dekoron me medalje Ejup Statovcin

Aktuale

Thaçi dekoron me medalje Ejup Statovcin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:21
Hashim Thaçi dekoron me medalje Ejup Statovcin

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci (pas vdekjes).

“Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, si drejtues i Universitetit të Prishtinës në periudhën e viteve të 90-ta, sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes). Profesori Statovci u vu në krye të protestave masive më 1 tetor 1997 dhe u bë shembull frymëzues për të gjithë studentët”, ka shkruar Thaçi.

Ejup Statovci ishte Profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe Rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 e deri më 1997. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat