ATK përpiqet për rritjen e përmbushjes vullnetare të tatimeve

Aktuale

ATK përpiqet për rritjen e përmbushjes vullnetare të tatimeve

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:42
Pamje nga takimi

Në Administratën Tatimore të Kosovës dje janë prezantuar të gjeturat paraprake nga testimi i Tatimit në të Ardhurat Personale, testim ky i bërë nga ekspertet e Bankës Botërorë dhe të GIZ-it.

ATK përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se ky testim ka pasur për qëllim të hulumtojë qasjet që mund të ndihmojnë në shtimin e efikasitetit në përmbushjen e obligimeve tatimore, përmes informimit të tatimpaguesve në kohë reale për obligimet e tyre tatimore.

“Nga ky testim janë nxjerr konkluzione për veprime e mëtutjeshme  më qëllim të rritjes së deklarimit dhe pagesës të obligimeve tatimore. Përmes këtij informimi-letrave që do të ju dërgohen tatimpaguesve do të ju sqarojmë së mos-deklarimi dhe mos-pagesa e tatimeve është cilësuar si i paqëllimshëm dhe nëse nuk deklaroni pas këtyre letrave (njoftimeve), ATK do ta cilësoj si zgjidhje të qëllimshme dhe si rrjedhojë tatimpaguesit do të mund t’i nënshtrohen kontrollit tatimor, si dhe përballjen me procedurat e parapara me legjislacionin tatimore”, thuhet në kumtesë, përcjell KosovaPress.

Drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri, e vlerësoi këtë prezantim të bërë dhe kërkoi nga akteret e këtij testimi, të vazhdojnë bashkëpunim me divizionet përgjegjëse  brenda ATK-së, në mënyrë që të trajtohen të gjeturat e këtij testimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat