Hoti pret në takim deputetin gjerman Manuel Sarrazi

Aktuale

Hoti pret në takim deputetin gjerman Manuel Sarrazi

Nga: Bota Sot Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:17
Pamje nga takimi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti së bashku me deputeten Vjosa Osmani kanë pritur në takim një delegacion të Bundestagut gjerman të kryesuar nga deputeti Manuel Sarrazi.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për funksionimin e Kuvendit të Kosovës si dhe për proceset e rëndësishme politike nëpër të cilat po kalon vendi .

Postimi i plotë:

Së bashku me deputeten Vjosa Osmani pritëm në takim një delegacion të Bundestagut gjerman të kryesuar nga deputeti Manuel Sarrazi.

Në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për funksionimin e Kuvendit të Kosovës si dhe për proceset e rëndësishme politike nëpër të cilat po kalon vendi .

E falënderuam z. Sarrazi për mbështetjen e deritanishëm të Bundestagut Gjerman si dhe për përpjekjen e vazhdueshme të Gjermanisë për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian.

Ndërkaq z. Sarrazi vlerësoi lartë kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë gjithë procesit të shtet ndërtimit si dhe konfirmoi mbështetjen e Bundestagut por edhe të Gjermanisë për proceset e ardhshme që e presin vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat