Thaçi: Flamuri i Kosovës valoi në garat më të mëdha ndërkombëtare

Aktuale

Thaçi: Flamuri i Kosovës valoi në garat më të mëdha ndërkombëtare

Nga: Bota Sot Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:24
Hashim Thaçi

Sot është duke u shënuar dita olimpike lidhur me këtë rast presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  ka thënë se është një rast i mirë për t’i kujtuar të gjithë ata që nga rrënojat e ngritën, modernizuan dhe në fund e anëtarësuan sportin tonë, shtetin tonë, në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Po ashtu, ai ka thënë se falë këtij kontributi dhe talenteve të jashtëzakonshme, flamuri i Kosovës valoi në garat më të mëdha ndërkombëtare, duke u lartësuar nga Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e RIO-s.

Postimi i plotë:

Dita Olimpike është një rast i mirë për t’i kujtuar të gjithë ata që nga rrënojat e ngritën, modernizuan dhe në fund e anëtarësuan sportin tonë, shtetin tonë, në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Falë këtij kontributi dhe talenteve të jashtëzakonshme, flamuri i Kosovës valoi në garat më të mëdha ndërkombëtare, duke u lartësuar nga Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e RIO-s.

Çdo ditë, të rinjtë tanë po i jetësojnë ëndrrat e sportistëve që punuan pareshtur për ta parë Kosovën përkrah popujve të tjerë në garat botërore.

Ata po i motivojnë edhe fëmijët tanë, që përmes talenteve të tyre, të bëhen pjesë e promovimit të Kosovës kudo në botë. HTH

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat