Tensione në tryezën e thirrur nga VV – situata e sikletshme për Kurtin

Aktuale

Tensione në tryezën e thirrur nga VV – situata e sikletshme për Kurtin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:42
Tryeza e thirrur nga Vetëvendosje

Në një situatë të pazakontë është gjendur Albin Kurti i cili po udhëheqë tryezën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Në fjalimin me radhë që është duke u dhënë Kurti përfaqësuesve të partive politike janë ngritur tensionet.

Kurti ka paralajmëruar se fjalën me radhë do ta ketë Faton Kurti nga Partia Republikane, e që nxiti një reagim të ashpër të Musa Bajraktarajt.

“Mahir Yagcilar nga KDPT-ja, Rasim Demiri nga VAKAT-i, pastaj Nenad Rashiq dhe më pas Faton Kurti nga Partia Republikane”,  kishte deklaruar Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bajraktarajt duke thënë se Faton Kurti përfaqëson vetëm interesat e veta personale e jo edhe ato të partisë.

“Faton Kurti nuk e përfaqëson Partinë Republikane ai e përfaqëson një tjetër parti tjetër. Ky paraqitet në emër të Partisë Republikane për nevojat e tina, Partinë Republikane e përfaqësoj unë dhe kjo zonja këtu, kë e përfaqëson ai të tregon ai”, ka deklaruar Bajraktaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat