Babai që vrau djalin e tij 14 vjeçar mund të dënohet me burgim të përjetshëm (Dokument)

Aktuale

Babai që vrau djalin e tij 14 vjeçar mund të dënohet me burgim të përjetshëm (Dokument)

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:55
Gani Bernjashi

Sipas Nenit 179, paragrafi 1, pika 1, paragrafit 68 e pikes 1.3 e Kodit Penal të Kosovës, vrasja e një fëmiu, përkatësisht një anëtari të familjes mund të dënohet me me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Gani Bernjashi. 60 vjeçari që vrau djalin e tij të vetëm Luanin 14 vjeçar mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Së paku kështu është paraparë sipas Nenit 179, paragrafi 1, pika 1, paragrafit 68 e pikes 1.3 e Kodit Penal të Kosovës i cili thotë:

Neni 179

Vrasja e rëndë

Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i

cili:

privon nga jeta fëmijën; si dhe me paragrafin 68 që thotë:

68

1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes;

Dënimi deri në burgim të perjetshëm ka hyrë në fuqi më 1.01.2013 mirëpo deri më tash nuk është ndëshkuar askush në vendin tonë me burgim të përjetshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat