Një muaj paraburgim për babanë që mbyti të birin 14-vjeçar

Aktuale

Një muaj paraburgim për babanë që mbyti të birin 14-vjeçar

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit për Gani Bernjashin, babanë që mbyti dje të birin 14-vjeçar në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra ka konfirmuar se për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata.

“Po është caktu masa e paraburgimit prej 1 muaji”, tha Shkodra.

Media ka raportuar dje për këtë rast makabër dhe arsyet që çoi babanë ta mbytë djalin e tij 14 vjeçar.

Për shkak se i mituri Luan Bernjashi i mori babait rreth 1 mijë euro, ai e rrahu aq keq dhe e la të mbyllur në dhomë, pa asnjë tretman mjekësor.

Luan Bernjashi ndërroi jetë pas 4 orëve, në orët e para së ditës së enjte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat