Vulin: BE ta detyrojë Prishtinën ta respektojë fjalën e saj për Asociacionin - Bota Sot
Vulin: BE ta detyrojë Prishtinën ta respektojë fjalën e saj për Asociacionin

Aktuale

E hënë, 25 qershor 2018

Vulin: BE ta detyrojë Prishtinën ta respektojë fjalën e saj për Asociacionin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:56
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin sot duke komentuar deklaratën e  koordinatorit për dialogun Kosovë – Serbi, në qeverinë e Kosovës, Avni Arifi, se me bisedimet mbi Asociacionin po humbet kohë, tha se do të ishte mirë që BE të merrte rolin e saj dhe ta detyronte Prishtinën që ta respektojë fjalën e saj.

“Shtrohet pyetja nëse Marrëveshja e Brukselit zbatohet fare në Prishtinë, për ne e kemi zbatuar atë dhe me deklarata të tilla të dhëna nga negociatori kryesor, lind pyetja nëse Prishtina ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit, aq sa di unë, a mbajnë fjalën e tyre? Për aq sa ne të gjithë e dimë, ata nuk i mbajnë të gjitha fjalët, “tha ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test