Shokon Gani Geci: Me paratë e luftës i vranë shokët e mi, tregon cilët ishin ata

Aktuale

Shokon Gani Geci: Me paratë e luftës i vranë shokët e mi, tregon cilët ishin ata

Nga: D.RR Më: 25 maj 2018 Në ora: 16:56
Gani Geci

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar deklaratat e djeshme të Xhavit Halitit, i cili tha se jam angazhuar shumë që të mos vritet Bujar Bukoshi.

Reagimi i i Gecit është i ashpër i cili shkruan se kjo po dëshmon se në mesin e njerëzve të tyre ka pasur vrasës dhe se ata kanë mundur dikë me vra e dikë me shpëtu.

Sipas Gecit, dy shokë të tij iu vranë me parat e mbledhura gjatë luftës, me të cilat u paguan vrasësit me pagesë.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

Deklarata e Xhavit Halitit se e ka shpëtu Bujar Bukoshin mos me e vra, është një e vërtetë që dëshmon se në mesin e njerëzve të tyre ka pasur vrasës dhe se ata kanë mundur dikën me vra e dikën me shpëtu.

Lista me emra të atyre që këta kanë pas në plan me i vra, ka qenë e gjatë dhe nuk kanë mund me shpëtu të gjithë, por dikush ka dhanë parë mos me u vra e me shpëtu. Unë e përgëzoj Xhavit Halitin që po e thotë të vërtetën, edhe pse gati 20 vjet me vonesë.

Sipas kësaj del se nuk ka mundur askush me ruajt as Ahmet Krasniqin e as mua sepse sipas Komunikatës nr 59 të Shtabit të Përgjithshëm, një pjesë e pareve të mbledhura për luftë, më vonë iu dhanë vrasësve me pagës për me i vra kundërshtarët politikë. Me këto pare mi kanë vra edhe dy shokët e mi, Besim Dajakun e Bekim Kastratin dhe mua më kanë plagosë. 

Ai shtabi i Xhavitit e i Hashimit asnjëherë nuk u distancuan nga Komunikata nr.59 e shtabit të UDB-së brenda UÇK-së dhe asnjëherë nuk kërkuan falje për dëmet që komunikata Nr. 59 i shkaktoi familjes tonë ku si pasojë pati dy të vrarë e një të plagosur. 

Më në fund u kuptua se ata që munden me të shpëtu, munden edhe më të vra!
Xhaviti e paska shpëtu Bujarin Bukoshin 
Azem Syla e ka shpëtua Fahredin Gashin 
Fatmir Lima e ka shpetu një person, emrin ia kam lexu në një letër në media. 
Pra, këta edhe kanë pasë mundësi me të vra edhe me të shpetu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat