Zyrtari i AAK-së i drejtohet ashpër Halitit: Ju e kriminalizuat Republikën e Kosovës

Aktuale

Zyrtari i AAK-së i drejtohet ashpër Halitit: Ju e kriminalizuat Republikën e Kosovës

Nga: H.O. Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:26
Xhavit Haliti

Zyrtari i AAK-së dhe juristi Muhamet Kelmendi në një postim të tij në Facebook drejtuar nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Halitit, që njëherit është edhe anëtar i PDK-së, ka thënë se gjithë këto të këqija të Kosovës vijnë nga PDK dhe Hashim Thaçi

Kelmendi shkruan se SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk kanë thënë për t’i dhënë tokë Malit të Zi, por atë tokë ia dha Thaçi, Qeveria dhe Kuvendi.

Ai në këtë rast ka përmendur edhe asociacionin, Gjykatën Speciale e Veriun e Kosovës.

Postimi i plotë:

Z. Xhavit Haliti!

Demarkacioni nuk eshte bere marreveshje nderkombetare nga nderkombetaret po nga Hashim Thaci qe e ka nenshkruar ate mbi gabimet e medha te komisionit te shtetit te Kosoves.

UE dhe SHBA nuk kane thene per te dhene toke Malit te Zi. Ate toke e ka dhene thjeshte Hashim Thaci dhe ju Qeveria e Kosoves dhe Kuvendi.

SHBA e vertetoje per te ikur nga konfliktet.

Gjykaten Speciale e keni krijuar Ju te PDK-se dhe te LDK-se.

Ate nuk e krijoje UE dhe as SHBA-ja.

Edhe ketu keni mundur me e futur nen kompetenca dhunen dhe terrorin serbomadh, gjenocidin e bere ndaj shqiptareve. Por, ju nuk kerkuat kete zgjerim te kompetencave, por anulimin e Gjyaktes Speciale.

Asociacionin serb ne Kosove perseri e krijuat ju dhe Hashim Thaci i PDK-se dhe te perkrahur nga ana e LDK-se. Dhe, heshtet kur eshte ceshtja e shqiptareve ne Luginen e Presheves.

As qe e permendet ate si ceshtje.

Ju e krijuat edhe Veriun e Kosoves.

Ju dhe vetem Ju e kriminalizuat Republiken e Kosoves.

Asnje marreveshje pa punen e PDK-se dhe te LDK-se nuk eshte bere.

Kosova ka mundur te fiton shume me shume me Demarkacion, me Asociacion dhe me Gjykate Speciale. Keto kane dalur shume keqe.

Ia pafshi per hajr te keqijave qe i bete Republikes.

Sa do te eci kjo do te shihet!

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat