Xhavit Haliti tha se ka bërë shumë “luftë” për të mos u vrarë e për të mos u marrë peng Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në kohën e luftës.
E lidhur me këtë ka reaguar Gani Geci, i cili përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Haliti e paska shpëtuar Bujar Bukoshin, e Azem Syla e ka shpëtuar Fahredin Gashin.
Ai shkruan se edhe Fatmir Limaj e ka shpëtuar një person, por nuk ia tregon emrin. Sipas Gecit, këta paskan pasur mundësi edhe të vrasin edhe të shpëtojnë.
“Xhaviti e paska shpëtu Bujarin Bukoshin. Azem Syla e ka shpëtuar Fahredin Gashin. Fatmir Lima e ka shpetuar një person, emrin ia kam lexuar në një letër në media. Pra, këta edhe kanë pasur mundësi me të vra edhe me të shpëtu!”-ka shkruar Geci në Facebook, përcejll "Bota sot".