Fisnik Ismaili tregon arsyen pse mbeti jashtë Kryesisë së PSD-së

Aktuale

Fisnik Ismaili tregon arsyen pse mbeti jashtë Kryesisë së PSD-së

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:29
Fisnik Ismaili

Partia Social Demokrate ka zgjedhur dje kryesinë e re të partisë. Nënkryetarë është zgjedhur Dukagjin Gorani si dhe Qëndron Kastrati. Aty nuk janë parë disa figura kryesore të partisë; Faton Topalli, Shqipe Pantina si dhe Fisnik Ismaili.

Mirëpo, ky i fundit, përmes një shkrimi në “Facebook” ka sqaruar se pse nuk ka dashur të jetë pjesë e kësaj lis te.

“O, s’kam dashtë me qenë në Kryesi, breh. Edhe e ceka dje në mledhje se s’po due. Edhe s’kam qenë as në Lëvizje, pikërisht se mendoj edhe besoj që angazhimi im në prapavijë është edhe më i dobishëm, edhe më i frytshëm. Kjo, besoj, që për të 70-tën herë e konfirmon se veprimet e mia politike asnjëherë nuk janë ba për funksion”, ka than ë ai në një reagim.

Anëtarët e zgjedhur të kryesisë janë:

Adonis Tahiri

Aida Dërguti

Agon Baraku

Albulena Smakaj

Alisa Hasani

Bajram Kelmendi

Belgzim Kamberi

Besa Baftiu

Dardan Molliqaj

Dardan Sejdiu

Donika Çapriqi

Driton Çaushi

Frashër Krasniqi

Gurjeta Zeka

Kaqusha Jashari

Nol Nushi

Shpend Ahmeti

Teutë Rrusta

Vala Peshku

Visar Ymeri

Zgjim Hyseni

Dy nënkryetarët e zgjedhur:

Dukagjin Gorani

Qëndron Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat