A e dini sa kushton një shëtitje si ajo që bëri Veseli me Violetën në Venecia? - Bota Sot
A e dini sa kushton një shëtitje si ajo që bëri Veseli me Violetën në Venecia?

Aktuale

E hënë, 18 qershor 2018

A e dini sa kushton një shëtitje si ajo që bëri Veseli me Violetën në Venecia?

Nga: I.J Më: 25 maj 2018 Në ora: 22:44
Kadri Veseli dhe Violeta në Venecia

Pas pushimeve luksoze që patën në dimër Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli ka shfrytëzuar një “rast” të vogël për të shijuar disa momente të bukura në qytetin turistik të Venecias.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Bienalen e Venedikut në Itali, Kadri Veseli ka marrë me vetë edhe gruan.

Kadri Veseli përveç me Violetën në gondolat e rralla italiane, është parë bashkë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Kulturës të cilët ishin pjesë e hapjes zyrtare të Pavijonit të Kosovës.

Por, nëse nuk e dini se sa kushton një shëtitje me varkë në kanalet e Venecias, faqja gondolavenezia jep një listë me çmime.

Një turne i zakonshëm gjatë ditës, për 40 minuta kushton 80 euro dhe për çdo 20 minuta shtesë duhet paguar edhe 40 euro.

Një gondolë pranon më së shumti 6 persona.

Ndërsa për kushtet e njëjta një turne gjatë mbrëmjes kushton 100 euro.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test