Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se edhe pse në ditë pushimi duhet t'i riparojmë mospunët e të tjerëve që kishin vetëm demagogji dhe mosguxim për të punuar.
Lekaj përmes një njoftimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot fillon asfalltimi i rrugës Skivjan në drejtim të fshatit Novosellë, një invenstim i Ministrisë së Infrastrukturës bashkë me komunën e Gjakovës.
Ja njoftimi i plotë:
E shtunë po, vikend po, por na duhet t'i riparojmë mospunët e të tjerëve që kishin vetëm demagogji dhe mosguxim për të punuar.
Sot fillon asfalltimi i rrugës Skivjan në drejtim të fshatit Novosellë, një invenstim i Ministrisë së Infrastrukturës bashkë me komunën e Gjakovës.
Çdo ditë do të punojmë për të mirën e vendit, për infrastrukturë të zhvilluar.
Urime Gjakovë!