Hoti: Ata që po bëjnë negocita fshehtas, do të përballen me refuzim popullor

Aktuale

Hoti: Ata që po bëjnë negocita fshehtas, do të përballen me refuzim popullor

Nga: N.H Më: 26 maj 2018 Në ora: 14:02
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme, përcjell “Bota sot”.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se ata që po bëjnë negocita fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor.

“Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që kemi bërë për paqe në rajon. Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme. Ata që po bëjnë negocita fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor”, thotë Hoti i LDK-së. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat