Kosova po lufton ekstremizmin e dhunshëm

Aktuale

Kosova po lufton ekstremizmin e dhunshëm

Më: 26 maj 2018 Në ora: 16:04
Pamje nga konferenca ” Ekstremizmi i dhunshëm”

(E plotësuar)- Kosova ka bërë përparim të madh në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, madje me theks të veçantë u përmend ky fakt sot në Tiranë nga presidenti i OSBE-së, George Tresentel në konferencën “Ekstremizmi i dhunshëm dhe kthimi i luftëtarëve të huaj”.

Presidenti i OSBE-së, Tresentel lavdëroi punën e shteteve që kanë bërë punë të madhe në luftën kundër terrorizmit.              

Tserentreli: Kosova ka bërë një program të rëndësishëm për ta luftuar ekstremizmin

 "Do të doja të jepja disa komplimente për partnerët që janë në këtë dhomë për marrjen e masave të tyre për ekstremizmin e dhunshëm, pasi kanë bërë një legjislacion të ri që e kanë ndaluar mbështetjen financiare të organizatave terroriste jashtë e brenda, kjo është një masë mjaft e rëndësishme, por edhe në Kosovë një tjetër program është duke u luftuar ekstremizmi i dhunshëm, duke i identifikuar ata të cilët kanë prirje drejt radikalizmit dhe ndërhyjnë në të që në fillim”, tha ai.

Këtë fakt e ka përmendur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili derisa mori fjalën në këtë panel, tha se institucionet e Kosovës janë të pakompromis ndaj fenomeneve të tilla.

Veseli: Institucionet tona janë të pakompromis ndaj fenomeneve të tilla

“Aleat kryesor kemi rininë, rinia është shumë perëndimore, është në masën absolute kundër fenomeneve të tilla. Të njëjtën kohë edhe roli i bashkësive fetare është shumë pozitiv, ato luajnë rol pozitiv në parandalim dhe trajtim. Por me lejoni të theksoj se institucionet tona janë aktive dhe të pakompromis në luftën kundër fenomeneve të tilla. Po ashtu, jemi vendi ndoshta i parë dhe i vetëm që kemi trajtuar edhe imamët, diku 12 veta kemi arrestuar në momentin që kemi vërejtur involvim të tyre, qoftë edhe predikimeve që kanë bërë më tepër se sa lejohet kur ka nxitje të urrejtjes dhe konflikteve të armatosura, terroriste do të thosha drejtpërdrejtë”, tha Veseli.

Për kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ky fenomen është një sfidë por që sipas tij me një dialog dhe një bashkëpunim të mbrohen nga ky fenomen.

Xhaferi: Ekstremizmi radikal sfidë reale

“Kjo është sfidë reale dhe ekziston në çdo subjekt shoqëror dhe shtetëror. Besoj se si shtete të përgjegjshme dhe politikan të përgjegjshëm e kemi patjetër që përmes dialogut dhe bashkëpunimit të mbrohemi nga çdo formë e ekstremizmit radikal, por njëkohësisht t’iu ndihmojmë këtyre njerëzve të cilët për arsye të ndryshme janë larguar nga rruga e drejt, që të kthehen përsëri në drejtimin e duhur të paqes dhe tolerancës”, u shpreh Xhaferi. 

Sandër Lleshi, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, paraqiti të dhëna lidhur me numrin e shqiptarëve që kanë shkuar në Siri.

Lleshi: Shifrat në Shqipëri janë shqetësuese

“Sipas të dhënave tona 79 meshkuj të shoqëruar nga 27 gra dhe 38 fëmijë kanë udhëtuar në Siri që nga koha kur ka shpërthyer lufta. 26 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në konfliktin në Siri, kjo është shqetësuese”, tha Lleshi.

Image

Konferenca ekstremizmi i dhunshëm (Drejtpërdrejt)

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Serbia por edhe nga shtetet tjera.

Përfaqësues të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit po marrin pjesë në konferencën me temë” Ekstremizmi i dhunshëm”, që po mbahet në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat