Lushtaku, Gashi e Shala ende nuk e kanë marrë aktakuzën nga Prokuroria - Bota Sot
Lushtaku, Gashi e Shala ende nuk e kanë marrë aktakuzën nga Prokuroria

Aktuale

E mërkurë, 22 gusht 2018

Lushtaku, Gashi e Shala ende nuk e kanë marrë aktakuzën nga Prokuroria

Më: 27 maj 2018 Në ora: 12:44
Shala, Lushtaku dhe Gashi

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut, Dardan Gashit, Endrit Shalës dhe tre personave tjerë për gjuajtje me armë nga dritarja e odës së Limajve, por të njëjtit nuk e kanë në duar ende aktakuzën.

Kështu ka bërë të ditur avokati i Ministrit të Diasporës. Arianit Koci thotë se klienti i tij, Dardan Gashi nuk ka marrë asnjë material nga prokuroria.

“Asnjë informacion unë si mbrojtës dhe klienti im, nuk e kemi lidhur me ngritjen eventuale të aktakuzës”, u shpreh Koci, të dielën.

Koci konsideron se në këtë rast Prokuroria ka bërë shkelje sepse sipas tij ngritjen e aktakuzës e kanë marrë vesh së pari të tjerët e pastaj i akuzuari dhe mbrojtësit.

“Praktika që për ngritje të aktakuzës t’a marrin vesh të gjithë e pastaj i fundit ta merr i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, është shkelje e rëndë ligjore. Kjo praktikë duhet të ndërpritet. Përndryshe, prokuroria e ka ngritur këtë aktakuzë duke e shkelur vet ligjin, e në dëm të të akuzuarve”, tha Koci. 

Deri më tani asnjëri prej të akuzuarve nuk e ka dhënë asnjë koment sa i përket ngritjes së aktakuzës. Hetimi ndaj tyre kishte filluar pas publikimit të pamjeve ku shihen zyrtarët e shtetit duke gjuajtur me armë. Kjo ndodhi kur Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, mblodhi miq e dashamirë në odën e tij në Banjë të Malishevës pas lirimit nga akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test