Haradinaj: Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit

Aktuale

Haradinaj: Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit

Nga: N.H Më: 28 maj 2018 Në ora: 09:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me punimet në njërën nga rrugët e Deçanit.

Ai thotë se ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit. Më tej, Haradinaj edhe i fton diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situatën, dhe të binden se rruga që po rinovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme.

“Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit. Ftoj diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situatën, dhe të binden se rruga që po renovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme. Populli i Kosovës gjithmonë ka jetuar në harmoni me komunitetet pakicë, duke respektuar trashëgiminë religjioze dhe kulturore të të gjithëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e ka për obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e Kosovës”, thotë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat