Zeka: Anton Quni ka të drejtë, Xhavit Haliti duhet ta pranojë ...

Aktuale

Zeka: Anton Quni ka të drejtë, Xhavit Haliti duhet ta pranojë ...

Më: 28 maj 2018 Në ora: 09:28
Milaim Zeka

Milaim Zeka, deputet në parlamentin e Kosovës, në një intervistë, ka thënë se është e vërtetë së ka pasur keqpërdorime të fondit vendlindja thërret dhe të 3 %, këtë e dinë të gjithë sipas tij.

Ai thotë se Xhavit Haliti duhet ta pranojë se ka marrë para në atë kohë dhe se Anton Quni ka të drejtë.

Ndërsa shton se me një pjesë të atyre parave janë paguar krerët politikë të Shqipërisë në mënyrë që të lejojnë që të kalojë një maunë më armë përmes Shqipërisë.

E sipas Zekës, tash këta politikanë thonë se janë patriotë. “Pjesa historike ma e ndritshme është lufta, por po flasin aktor që kanë qenë kundër luftës dhe nuk po përfshihen kontribuuesit e drejtpërdrejt në luftë. Vetë fakti që në sot po bëjmë intervistë lirshëm pa u frikua kjo është fitorja më e madhe, por është bërë boll duke e akuzuar njëri- tjetrin pa bazë, që ka pasur keqpërdorime të fondit vendlindja thërret dhe 3 përqindëshit, këta të gjithë ne e dimë që kemi qenë pjesë në atëkohë. Që ka marrë para Xhavit Haliti është më së e vërtetë. Ai ka marrë 8 milionë apo sa ja argumentoj edhe unë, por ai reagoi pa të drejtë. Mu me ka tregu një dokument Anton Quni ku Ahmet Krasniqi ka nënshkrua për para me ja dhënë Xhavit Haliti, dhe asgjë nuk u kanë marre e me dalë me thanë se i kom marrë sepse ato i kamë marrë për ushtarë a nëse ka marrë para privatisht, e i ka keqpërdor atëherë duhet ta ndijë vetën keq. Duhet të dalë Xhavit Haliti dhe të tregojë se sa para ju kanë dhëne krerëve politikë të Shqipërisë që sot paraqiten patriotë, prej Fatos Nanos e të poshtë.”. Në polemikën më Arben Gashit, ai e ka gabim a që Xhaviti i ka ra e nuk ka rrëshqit kjo është e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat