Lirohen nga aktakuza Sali Mekaj dhe të tjerët

Aktuale

Lirohen nga aktakuza Sali Mekaj dhe të tjerët

Më: 28 maj 2018 Në ora: 09:32
Sali Mekaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, i cili bashkë me të tjerët është liruar nga aktakuza.

Lajmin e bëri të ditur, avokati i Mekajt, Besnik Berisha. Mekaj akuzohej për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Megjithatë kjo seancë është e mbyllur për mediat dhe opinionin, sipas vendimit që Gjykata Themelore kishte marrë për të mbyllur procesin gjyqësore në emër të privatësisë dhe të drejtave të njeriut.

I tërë procesi ndaj Mekajt është mbajtur në terr mediatik, dhe si i tillë është kritikuar ashpër për shkak të rëndësisë të informimit të opinionit publik në lidhje me shpërdorimin që ai u akuzua se ka bërë nga pozita e zyrtarit të shtetit, atij të kryetarit të Gjykatës thuajse kryesore në vend asaj të Apelit.    

Sali Mekaj ishte arrestuar më 20 korrik 2015 në zyrën e tij. Mekaj është i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, ngase nga cilësia e kryetarit të Apelit thuhet ti ketë kryer favore në këmbim të parave Vlora Goranit, bashkëshortes së një të burgosuri që ka qenë në proces gjyqësor në Apel, e me të cilën po ashtu Mekaj ka krijuar aferë jashtëmartesore.

Sali Mekaj përpos këtij rasti është edhe protagonist i aferës “pronto” ku përmendet në vazhdën e pazareve politike që Adem Grabovci përmend në përgjimet e publikuara nga “Insajderi”, konkretisht për tu emërua në pozitën e kryetarit të Apelit. Para kësaj pozite, Sali Mekaj ka qenë kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat