Haradinaj siguron Haskukën se do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

Aktuale

Haradinaj siguron Haskukën se do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 15:44
Ramush Haradinaj dhe Mytaher Haskuka

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në komunën e Prizrenit, ku është takuar me kryetarin Mytaher Haskuka, tha se po e viziton njërën nga qendrat më të mëdha në Kosovë, për të mësuar nga afër gjendjen reale dhe për të parë se cilat janë detyrat e Qeverisë për zhvillimin e mëtejmë të këtij qyteti.

Ndërsa tha se duhen hequr pengesat kësaj komune, që të mund të kalojë në një plan urbanistik dhe zhvillimor dhe njëkohësisht duhet dhënë përkrahja, për t’i pasur në shfrytëzim hapësirat për një park industrial.

Haradinaj: Nuk guxojmë të lejojmë që Prizreni të mbetet peng i komplikimeve administrative

“Jemi të gatshëm, të ecim në etapa tjera, me parkun  industrial, zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe t’i mundësojmë komunës që të ecë përpara. Në të kaluarën disa projekte infrastrukturore, kur janë ndërmarrë nuk janë zgjedh në përputhshmëri me procedurat e shpronësimit.  Sot padrejtësisht komuna është e bllokuar prej padive dhe të organizatave shoqërore, jo veç të atyre privatëve dhe ia pamundësojnë komunës me ec përpara. Ne nuk guxojmë me lënë peng Prizrenin, qendrën kaq të madhe, me kaq numër të madh të banorëve, për shkak të këtyre t’i quaj ashtu komplikimeve administrative të së kaluarës. Duhet me i zgjidh ato, që me mujt me ec zhvillimi”, tha ai.

Ndërsa tha se e ka siguruar kryetarin Haskuka, që Qeveria do t’i kryej të gjitha punët e veta, për të mundësuar zhvillimin e këtij qyteti.

Haradinaj: Ne do t’i kryejmë punët tona

“Unë e sigurova kryetarin, që Qeveria e vendit, pa asnjë hezitim do t’i kryen ato, që janë punët tona të Qeverisë. Ne nuk mund t’i kryejmë ato që janë bash punë të kryetarit e të komunës, ato janë të komunës. Por nuk dëshirojmë që komuna e kryetari, me qenë të bllokuar që niveli nacional, nuk i kryen punët e veta, pra do t’i kryejmë ato”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga ana e tij, kryetari Haskuka, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe gatishmërinë për të ndihmuar Komunën e Prizrenit, përmendi disa sfida si, parkingjet për vetura, mungesën e ujit të pijshëm në disa zona dhe ndërtimin e institucioneve parashkollore, për të cilat mori premtimin e kryeministrit Haradinaj për mbështetje.

Haskuka: Mora premtimin nga kryeministri, që do të na mbështes

“Mora premtimin nga kryeministri, që do të na mbështes në shumë çështje, ku kemi probleme, që t’i tejkalojmë ato probleme sa më shpejtë. Po ashtu biseduam dhe për projektet e mundshme në të ardhmen, që mund të zhvillojmë dhe ku na duhet ndihma e Qeverisë qendrore. Jam më se i kënaqur me këtë takim”, tha kryetari i Prizrenit.

Haradinaj: Prizrenit duhet t’i hiqen pengesat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vizitoi Komunën e Prizrenit, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, ku ka theksuar se komuna nuk duhet të jetë e bllokuar për shkak se niveli nacional nuk po i kryen punët e veta.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se është këtu, në njërën nga qendrat më të mëdha në Kosovë, për të mësuar nga afër gjendjen reale dhe parë se cilat janë detyrat e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të këtij qyteti.

Kryeministri tha se duhen hequr pengesat kësaj komune, që të mund të kalojë në një plan urbanistik dhe zhvillimor dhe njëkohësisht duhet dhënë përkrahja për t’i pasur në shfrytëzim hapësirat për një park industrial.

“Jemi optimist se do të jetë nxitje për një zhvillim ekonomik dhe jemi të gatshëm që të ecim në etapa të tjera me parkun industrial, zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe që t’i mundësohet Komunës që të ecë përpara”, tha kryeministri Hardinaj.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se gjatë takimit me kryetarin Haskuka është diskutuar për shumë tema që duhet trajtuar me seriozitetin më të lartë si, arsimin, shëndetësinë, rendin, ku specifikoi çështjen e narkotikëve dhe shpërndarjen e tyre nëpër shkolla.

“E sigurova kryetarin Haskuka që Qeveria e vendit, pa asnjë hezitim do t’i kryejë ato që janë punë të Qeverisë”, tha kryeministri Haradinaj, duke potencuar se komuna nuk duhet të jetë e bllokuar për shkak se niveli nacional nuk po i kryen punët e veta.

Nga ana e tij, kryetari Haskuka, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe gatishmërinë për të ndihmuar Komunën e Prizrenit, përmendi disa sfida si, parkingjet për vetura, mungesën e ujit të pijshëm në disa zona dhe ndërtimin e institucioneve parashkollore, për të cilat mori premtimin e kryeministrit Haradinaj për mbështetje.

Sipas komunikatës së Qeverisë, vizita në Komunën e Prizrenit nga ana e kryeministrit Haradinaj po bëhet në kuadër të vendosjes së një bashkëpunimi dinamik mes qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, për t’i ndihmuar zhvillimit, agjendë kjo e kryeministrit Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat