Deputetja e Vetëvendosjes sfidon Haradinajn, kjo është kërkesa e saj

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes sfidon Haradinajn, kjo është kërkesa e saj

H.Orana Nga H.Orana Më 28 maj 2018 Në ora: 21:59
Albulena Haxhiu/Ramush Haradinaj

Derisa LDK-ja do të vazhdojë të kërkoj rrëzimin e kësaj qeveri përmes tryezave partiake, zyrtarë nga Vetëvendosja thonë se do të veprojnë në forma të ndryshme.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, përmend disa hapa që Vetëvendosja mendon t’i realizojë në ditët ne vazhdim, mirëpo thotë se ende nuk kanë vendosur nëse do të organizojnë edhe protesta.

“Jemi pro rrëzimit të Qeverisë Haradinaj pikërisht për shkak të dështimeve të vazhdueshme, të dëmshme por edhe të paligjshme të cilat i ka bërë Qeveria Haradinaj. Është e rëndësishme që kryeministri Haradinaj të jap dorëheqje, por në qoftë se i njëjti refuzon të bëj diqka të tillë, atëherë ne kemi kërkuar mosbesim të kësaj qeverie, që i bie kjo qeveri duhet të testoj veten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh që është një koalicion i pakicës, pra qeveri e pakicës dhe ne nuk mund të vazhdojmë ndryshe”, thotë Haxhiu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat