Gjuriq: KFOR të krijojë ambient të sigurt për serbët në Kosovë

Aktuale

Gjuriq: KFOR të krijojë ambient të sigurt për serbët në Kosovë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 23:43
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, protestën e sotme në fshatin Pjetërq i Epërm të Klinës, e ka quajtur sulm ndaj serbëve.

Ai ka kërkuar nga KFOR që të krijojnë një mjedis më të sigurt për serbët të jetojnë në Kosovë. Poashtu sipas tij Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta kthej rendin dhe ligjin, shkruan Most.

“Kërkojmë nga KFOR që të krijojnë një ambient të sigurt për serbët në Kosovë dhe Metohi, për shkak të dhunës së organizuar qartazi, sistematikisht dhe synim frikësimin dhe dëbimin e serbëve të mbetur në krahinën jugore”, ka thënë Gjuriq.

“Sulmi i sotëm është bërë me qëllim që serbët të frikësohen që të kthehen dhe t’i detyrojnë ata që janë atje që të largohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat