“Agjenti që e kishte “rekrutuar” Hashim Thaçin, merr pjesë në takimin me Thaçin në Paris”

Aktuale

“Agjenti që e kishte “rekrutuar” Hashim Thaçin, merr pjesë në takimin me Thaçin në Paris”

Nga: H.O Më: 30 maj 2018 Në ora: 09:47
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë muajit mars të këtij viti kishte marrë pjesë në një takim në Paris, ku ishte takur me homolgun francez, Emmanuel Macron dhe zyrtarë tjerë nga shtetet evropiane.

Në këtë tryezë ishte edhe Arnaud Danjean, për të cilin ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari e përshkruan si një agjent që e kishte rekrutuar Presidentin Thaçi.

Miftari në një postim të tij në Facebook ka dhënë detaje shtesë të afrimit të Presidentit me këtë person:

Edhe poli agjent edhe president. Politikbërja nën receten dhe lupen e DGSE franceze dhe UDB serbe..!

Agjenti që e kishte “rekrutuar” Hashim Thaçin, merr pjesë në takimin me Thaqin në Paris

Mars 2018

Image
Postimi i Miftarit në facebook

Arneud D’anjean tani është anëtar i Parlamentit Evropian. Por, ai dikur është përfolur si një agjent i DGSE-së që e ka rekrutuar Hashim Thaçin. Ky francez, sot, është parë në Zyrat e Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një tavolinë bashkë me Hashim Thaçin dhe zyrtarë të tjerë

Në një dokumentar të Canal+ e transmetuar dy vjet më parë, dikur oficer hulumtues për çështje të Ballkanit në shërbimin sekret francez DGSE, Arnaud Danjean, përshkruhet si mik i Hashim Thaçit.

Po ashtu, thuhej se ai kishte ndërmjetësuar në raportet ndaj Shërbimit Sekret Francez me Thaçin. Pas 7 vjetëve në DGSE, ai aktualisht është deputet në Parlamentin Evropian. Ai, gjithashtu, flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin.

“Ne kemi dashur ta dimë se si është bërë rekrutimi i Hashim Thaçit, por Danjean nuk pranoi të flasë për këtë çështje”, thuhej në dokumentarin e Canal+.

Sido që të jetë eprori i Danjean Pierre Siramy, madje kishte pranuar se Franca e ka furnizuar me armë UÇK-në.

Lidhja franceze me Hashim Thaçin kishte filluar në Francë, në Kështjellën e Rambujesë. Madje thuhet se aty Thaçi ishte bërë agjent i Francës.

Se a u bë Hashim Thaçi agjent sekret, Siramy thotë: "Po, ai është bërë agjent”.

Por, këto lidhje të Thaçit me D’anjean s’kanë përfunduar.

Hashim Thaçi ka bërë sot një vizitë të paparalajmëruar te Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Pallatin Elysee.

“Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës ia shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.

E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Por, në fotografitë që janë publikuar sot bashkë me Thaçin, këshilltarin e tij Bekim Çollakun, ambasadorin e Kosovës dhe zyrtarë tjerë shihet edhe D’anjean agjenti i dikurshëm tani i shndërruar në politikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat