Thaçi takon ish-kancelarin austriak Schüssel

Aktuale

Thaçi takon ish-kancelarin austriak Schüssel

Nga: Bota Sot Më: 30 maj 2018 Në ora: 17:47
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-kancelarin dhe kryediplomatin austriak, Wolfgang Schüssel.

Për më tepër rreth këtij takim, ai ka shkruar në Facebook se kanë evokuauar kujtime të periudhës së luftës, lirisë dhe shtetndërtimit.

Postimi i plotë:

Ish-kancelari dhe kryediplomati austriak, Wolfgang Schüssel, është një mik i dëshmuar i Kosovës. Sot, ne evokuam kujtime të periudhës së luftës, lirisë dhe shtetndërtimit.

Si zëvendëskancelar dhe kryediplomat, Wolfgang Schüssel, ishte zë i fuqishëm i popullit të Kosovës, duke mbështetur intervenimin humanitar të NATO-s dhe parandalimin e spastrimit etnik.

Si kancelar, ai përkrahu rindërtimin, demokratizimin e institucioneve dhe tranzicionin në Kosovë.

Për këtë mbështetje të madhe në periudhën më kritike për vendin tonë, populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës. HTH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat