Thaçi kujton dëshmorin Xhemajl Fetahaj

Aktuale

Thaçi kujton dëshmorin Xhemajl Fetahaj

Nga: Bota Sot Më: 31 maj 2018 Në ora: 09:26
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar veprimtarin Xhemajl Fetahaj në 19 vjetorin e rënies në Koshare.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Xhemajl Fetahaj  si epror i paepur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jetën ia kushtoi çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:                                                   

Xhemajl Fetahaj ishte një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare dhe një epror i paepur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me vullnet të pathyer dhe besim të palëkundshëm, deri në rënien heroike para 19 vjetësh në Koshare, jetën ia kushtoi çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat