Pozitë e opozitë nga java e ardhshme lobojnë nëpër Europë për vizat

Aktuale

Pozitë e opozitë nga java e ardhshme lobojnë nëpër Europë për vizat

Më: 31 maj 2018 Në ora: 12:15
Ilustrim

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh edhe kreu i PDK'së, ka bërë me dije se nga java e ardhshme do të fillojnë lobimin për të kërkuar mbështetjen për vizat nëpër Evropë.

Veseli ka treguar se kjo do të realizohet bashkë me pozitën e opozitën, shkruan Express.

"Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të filloj një turne lobimi në qendrat europiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen", ka shkruar në Facebook, Vesel.

Liderët e vendit kanë paralajmëruar se fundi i këtij viti do të jetë koha kur liberalizohen vizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat