Haradinaj: Xhemajl Fetahaj shembull i luftëtarit dhe patriotit shqiptar

Aktuale

Haradinaj: Xhemajl Fetahaj shembull i luftëtarit dhe patriotit shqiptar

Më: 31 maj 2018 Në ora: 14:27
Ramush Haradinaj

Agim Ramadani, Sali Çekaj e Xhemajl Fetahaj janë tre emra që bëjnë historinë tonë në mënyrën e vet.

Vijnë nga drejtime që i ka nxjerrë jeta dhe bashkohen në një qëllim, në një vend, në një betejë, në një epope që e bënë historinë  e kombit të tyre. Kështu tha kryeministri i Kosovws  Ramush Haradinaj, në akademinë përkujtimore në ditën e rënies së heroit, Xhemajl Fetahaj, e cila u organizua nën patronatin e kryeministrit.

Duke folur për luftën e lavdishme të Xhemajl Fetahaj dhe të komandantëve të tjerë, Haradinaj tha se të gjithë dëshmorët e Koshares, bij dhe bija të këtij vendi, por edhe të popujve tjerë, ua rritën namin dhe dimensionin e flijimit komandantëve të tyre.

“Kam pasur rastin të jem një kohë bashkëluftëtar me Xhemajl Fetahaj. I kam njohur familjarët e tij, njerëzit rreth tij, dhe nuk kam asnjë dilemë se ai nuk ka qenë i denjë të jetë në krahë me Agimin e Salihun. Ai i ka përmbushur parametrat e një luftëtari shqiptar, një komandanti të luftës tonë, një patrioti që në momentet vendimtare është aty ku duhet”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se duke respektuar shembullin e të rënëve, rruga e atdheut tonë, e ardhmja e popullit tonë do të jetë e ndritur.

“Ne kemi vetëm një të ardhme, që të jetojmë të lirë, një të ardhme që të jetojmë në demokraci. Dhe ne i takojmë vetëm një familje, asaj perëndimore, euroatlantike, pra anëtarë i BE-së dhe i NATO-s dhe kemi vetëm një perspektivë në botë, t’i qëndrojmë besnik atyre që ishin besnik me ne në kohërat më të vështira të rrezikut tonë, Amerikës”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, tha se duke u shërbyer me shembullin e flijimit ne mund ta garantojmë të drejtën tonë që të jetojmë të lirë, në demokraci, të bëhemi pjesë e familjes së popujve të lirë euroatlantik dhe ta forcojmë miqësinë me Amerikën.

“Unë e kam për nder që si një prej bashkëluftëtarëve mund ta nderoj këtë rrugë dhe ju ftojë të gjithëve që të mos i ndahemi kësaj rruge”, tha kryeministri Haradinaj.

Në këtë akademi në emër të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, foli Xhafer Gashi, ndërsa në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti, Erëza Fetahaj, bija e heroit Xhemajl Fetahaj.

Me këtë akademi përkujtimore ku u përkujtuan dëshmorët Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala, përmbyllet manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes 2018” kushtuar Betejës së Koshares, manifestime këto që janë mbajtur nën patronatin e Kryeministrit, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat