Prokuroria nis hetime për shtqetësimin ndaj zv/ministrit Gjergj Dedaj

Aktuale

Prokuroria nis hetime për shtqetësimin ndaj zv/ministrit Gjergj Dedaj

Më: 31 maj 2018 Në ora: 15:08
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, dyshohet të ketë marrë një mesazh të pahijshëm në rrjetin social “Facebook” lidhur me përkatësinë e tij fetare.

Lajmin për KALLXO e bëri të ditur zëvendës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i cili tha se Prokuroria vetëm se ka filluar t’ i ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast.

“Ka ardhur një informacion nga Policia e Kosovës në Prokurori, se ndaj zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, dyshohet se një person i ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’ ku edhe i është drejtuar me fjalë që nuk i përket etikës”, tha Berisha.

Sipas Berishës, ky person fillimisht dyshohet për urrejtje nacionale fetare.

“Sot do të autorizohet Policia për të filluar hetimet. Lënda do t`i ndahet një prokurori dhe do të merren veprimet e duhura hetimore”, shtoi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat