Detaje të reja për dy shtetasit e Kosovës e arrestuar nga Policia e Serbisë

Aktuale

Detaje të reja për dy shtetasit e Kosovës e arrestuar nga Policia e Serbisë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme dy shtetas serbë të Kosovës janë arrestuar në fshatin Konçul në afërsi të Dheut të Bardhë, për shkak se iu gjet marihuanë. Bëhet fjalë për personat, D.A. dhe D.P., ndërsa taksisti që po i dërgonte për në Serbi është liruar.

“Konfirmohet se jane nxene dje ne Koncul, ora 15:51, me 3951 gr marihuane. Eshte fjala per D. A. dhe D. P, dhe sot gjate dites do te dalin para gjykatesit. Taksisti nga Bujanoci qe i ka vozitur eshte liruar”, tha Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Mediat serbe raportuan gjatë ditës së sotme se dy shtetas të Kosovës u kapën nga policia serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat