Glauk Konjufca krahason Dardan Molliqajn me Hashim Thaçin

Aktuale

Glauk Konjufca krahason Dardan Molliqajn me Hashim Thaçin

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 15:22
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, në foltoren e Kuvendit i tha Dardan Molliqajt se po flet si Hashm Thaçi.

“Me të thënë të drejtën, më paska marrë malli me ni Hashim Thaçin t’u folë në Kuvend”, tha Konjufca, me te përfunduar Molliqaj fjalën e tij.

Dardan Molliqaj i PSD’së ka thënë se VV mund ta kërkojë shkarkimin e Aida Dërgutit dhe ta cojë në Kushtetuese, por nuk lejon të denigrohen individë të caktuar.

Deputeti i PSD’së u ka thënë ish-bashkëpartiakve të tij se nëse vazhdojnë kësisoj, ai do t’ua nxjerrë ‘letrat’, të cilat Vetëvendosje e di cilat janë.

Këto ishin deklaratat e Molliqajt që shtynë Konjucfën ta krahasoi atë me Hashim Thaçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat