Flet i afërmi i Thaçit që u zgjodh u.d i drejtorit të KEK’ut: Isha i detyruar ta pranoj pozitën

Aktuale

Flet i afërmi i Thaçit që u zgjodh u.d i drejtorit të KEK’ut: Isha i detyruar ta pranoj pozitën

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 21:52
Njazi Thaçi

Njazi Thaçi, kushëriri i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili gjatë ditës së djeshme është bërë Ushtrues Detyre si drejtor i KEK-ut, ka shkruar se nuk ka dashur që të jetë në këtë pozitë, por që sipas tij ka qenë i obliguar për shkak se “Skema Organizative e KEK dhe është obligim ligjor që me takon duke u bazuar në poziten të cilen e kam ushtruar deri më tani”. 

Ai shkrimin e tij e ka nisur duke kërkuar falje, për siç ka thënë ai “moskthimin e urimeve që i ka marrur nga qytetarët për marrjen e postit të drejtorit në KEK”.

“Kërkoj falje që sot gjatë gjithë ditës kam qenë i ngarkuar me punë dhe nuk kam mundur t’iu pergjigjem urimeve të shumta që më keni dërguar për emërimin në pozitën e u.d të drejtorit menaxhues të KEK-ut. Faleminderit shumë te gjithëve. Për të qenë shumë i sinqertë me ju dhe për të sqaruar disa reagime në media, po ju tregoj se as nuk ka qenë dëshira ime as kërkesë e imja për tu bërë drejtor menaxhues, pavarësisht se në KEK punoj dhe kam kontribuar tash e mbi një dekade. Asnjëhere nuk kam shfaqur ambicie as nuk e kam kërkuar këtë pozitë, por në këtë situatë kam qenë i detyruar ta pranoj për faktin se ashtu e parasheh Skema Organizative e KEK dhe është obligim ligjor që me takon duke u bazuar që pozitën të cilën e kam ushtruar deri me tani”, ka shkruar Thaçi.

Ai i ka quajtur spekulime deklaratat se emërimi i tij është bërë me ndërhyrje nga politika, pasi që ai është i afërm i presidentit Hashim Thaçi.

“Sa i parket deklaratave politike e spekulimeve tjera nuk e kam në plan të merrem me to sepse faktet flasin më mirë se gjithçka tjetër. KEK-u është ndërmarrja më e fuqishme në Kosovë dhe falë punës e perkushtimit të madh që kemi bëre të gjithë jemi e vetmja ndërmarrje publike me performancen më të mirë, me numrin më të madh të punetorëve, me stabilitetin më te madh financiar dhe pa asnjë dilemë kompania më së miri e menaxhuar në gjithë vendin”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat