Pyet deputetja e VV-së: A ka gjetur shpëtim dikush në folenë e gjarprit?

Aktuale

Pyet deputetja e VV-së: A ka gjetur shpëtim dikush në folenë e gjarprit?

Nga: N.H Më: 2 qershor 2018 Në ora: 11:32
Hashim Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një pyetje publike përmes llogarisë se saj në Facebook, se a ka gjetur shpëtim dikush në folenë e gjarprit?

Millaku thotë se Haradinaj po e gjenë ngrohtësinë në folenë e gjarprit, sipas deputetës së VV-së, atëherë ose duhet të bëhet gjarpër ose të shkon koka.

“Kur Ramush Haradinaj gjenë ngrohtësinë në folenë e gjarprit, atëherë ose duhet të bëhet gjarpër ose të shkon koka. Shtrohet pyetja: A ka gjetur shpëtim dikush në folenë e gjarpërit”, thotë Millaku.

Edhe deputetët tjerë nga radhët e Vetevendosjes deklaruan se Haradinaj po shfrytëzohet nga Hashim Thaçi.

Ishte lideri i VV-së, Albin Kurti, ai që tha se Haradinaj po shfrytëzohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, sikur 'veturë me qera'. 

"Dyshja Thaçi e Veseli e trajtojnë Haradinajn si rent a car. Sikur kur shkon diku turist e të duhet një makinë për disa ditë. Ata e shfrytëzojnë dëshirën e Haradinajt për pushtet, që ta mbajnë kryeministër, derisa ta krijojnë njeriun e tyre për atë post", tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat