Vjosa Osmani godet rëndë Thaçin

Aktuale

Vjosa Osmani godet rëndë Thaçin

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 12:06
Vjosa Osmani

Derisa qëndrimi i LDK-së për pranimin ose kundërshtimin e Hashim Thaçit si prijës të bisedimeve me Serbinë ishte akoma i paqartë, deputetja Vjosa Osmani ka përcjellë një mesazh që ka të bëjë me figurën e presidentit.

Një thënie të ish-presidentit amerikan, Theodore Roosvelt, e ka shpërndarë sot deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, derisa po pritet që LDK-ja të dalë me qëndrim të qartë nëse është pro ose kundër që Thaçi ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Mesazhi që Osmani përcjell, tregon se kur duhet e kur nuk duhet përkrahur një president. Aty thuhet se si është jopatriotike të qëndrosh prapa një presidentit që nuk mbron interesat shtetërore.

“Patriotizëm do të thotë që ta mbrosh shtetin. Nuk do të thotë të qëndrosh prapa presidentit ose ndonjë zyrtari tjetër. Është patriotizëm ta përkrahësh atë aq sa ai i shërben në mënyrë efikase shtetit”.

“Është jopatriotike të mos e kundërshtosh kur ai dështon të kryejë detyrat e tij në mënyrë efikase dhe ta mbrojë vendin e tij. Është jopatriotike të mos e thuash të vërtetën pa marrë parasysh nëse ajo ka të bëjë me presidentin apo dikë tjetër", thuhet në mesazhin që Osmani ka përcjellë. 

Ndërsa pak minuta më vonë LDK-ja doli me deklaratë ku tregoi pozicionimin e saj kundër platformës për fazën finale të dialogut me Serbinë që parasheh presidentin Thaçi si kryenegociator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat