Xhavit Haliti përsëri drejtues i seancave, pavarësisht konflikteve me deputetë

Aktuale

Xhavit Haliti përsëri drejtues i seancave, pavarësisht konflikteve me deputetë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 13:17
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka marrë në kryesim edhe seancën e sotme, pasi kryeparlamentari Kadri Veseli është larguar nga salla e Kuvendit. 

Haliti vetëm pak ditë më parë kishte shkaktuar një incident në Kuvend, duke e sulmuar me bërryl deputetin e LDK-së, Arben Gashi. Krejt kjo kishte ndodhur një ditë pas një debati verbal që Haliti e Gashi kishin pasur po në Kuvend. 

Konflikt verbal në Kuvend, në javët e fundit, Xhavit Haliti ka pasur edhe me deputetin tjetër të LDK-së Anton Quni. Përplasja mes tyre kishte nisur pas një intervistë që Quni kishte dhënë në T7, ku kishte folur për paratë e “fondit 3%”, gjatë kohës së luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat