Abdullahu: Presidenti Thaçi jo i duhuri për ta drejtuar dialogun me Serbinë, ai shkeli Kushtetutën

Aktuale

Abdullahu: Presidenti Thaçi jo i duhuri për ta drejtuar dialogun me Serbinë, ai shkeli Kushtetutën

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 19:35
Faton Abdullahu

Ish –zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë në Info Magazine se nuk e sheh Presidentin Hashim Thaçi, person kredibil për ta drejtuar dialogun Kosovë – Serbi.

Kjo pasi sipas Abdullahut duke specifikuar rastin e Gylenistëve, Presidenti i vendit Hashim Thaçi shkeli pika të Kushtetutës.

”Nuk konsideroj se Presidenti Hashim Thaçi është i duhuri për t’i prirë dialogut”.

”Qasja e presidentit ndaj rastit të Gylenistëve është brengosëse. Po bëhet fjalë për një pikë të rëndësishme të Kushtetutës”.

”Kur ti bëhesh pjesë e shkeljes së pikave Kushtetuese atëherë s’pritet rezultat tjetër. Ajo mund të më jep mua të drejtë të mendoj se ky njeri mund të shkel vet procedurat”.

”Vet fakti se dikush mund të qëndroj gjatë në politikë është dëmtuese për vendin dhe shqetësuese. Ai ka dëmtuar interesin e Kosovës”.

”Institucionet e Kosovës nuk janë legjitime për t’i hyrë kësaj çështjeje vitale me kaq shumë interes”.

Më tej ish-zëdhënësi Faton Abdullahu foli edhe për efektin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme sa i përket çështjes së bisedimeve finale mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Para se të futemi në fazën e finale të bisedimeve, duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

”Kemi një pakicë në Kuvend, pakicë e brishtë që s’mund të vendos”.

”Presidenti Thaçi është aq shumë i involvuar në situata të ndryshme sa që nis të mendoj se ka një frymë me interes të përbashkët mes tij dhe Vuçiqit për të mbetur të dy edhe më gjatë në pushtet duke vazhduar dialogun deri në pafundësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat