Serbia nuk mund ta ndal rrugën euroatlantike të Kosovës

Aktuale

Serbia nuk mund ta ndal rrugën euroatlantike të Kosovës

Nga: Arben Sylejmani Më: 5 qershor 2018 Në ora: 10:31
Ilustrim

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj në një koment në Facebook, ka shkruar se kohëve të fundit janë rritë zërat kundër kryeministrit të Kosovës.

Sipas saj, Kosova është vendosur në rrugën e saj euroatlantike dhe Serbia nuk mund ta ndalojë atë.

Ky është komenti i saj i plotë:

Kohëve të fundit në Serbi janë rrit zërat kundër kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkundër asaj që është koha kur Serbia duhet ta dëshmoj vullnetin për kërkim falje për të gjitha krimet sistematike që i bëri popullit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë të pranoj realitetin që Kosova tani është shtet i pavarur.??Kosova dhe lidershipi i saj janë të vendosur në rrugën e saj euroatlantike, të cilën s’mund ta ndal askush, e aq më tepër disa zyrtar të Serbisë, të cilët me zell i kanë shërbyer Millosheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat