“Thaçi po përgatitë qytetarët që serbët do të marrin autonomi”

Aktuale

“Thaçi po përgatitë qytetarët që serbët do të marrin autonomi”

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 11:46
Hashim Thaci dhe Aleksander Vuciq

Kryetari i Ballit Kombëtarë Demokrate për Kosovë, Gazmend Islami thotë se presidenti Thaci po e shtyn Kosovën drejt një të panjohure.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Islami ka shkruar se presidenti me deklaratat e tij ka filluar t’i përgatis qytetarët që serbët do të marrin autonomi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Hashim Thaçi po e shtynë Kosovën drejt një të pa njohure, duke qen gjatë gjithë kohës një X i panjohur, i katapultuar në UÇK, me shpat në dorë arriti në majë të saj, shef i delegacionit të Rambujes, më vonë shef në bisedimet e Vjenës, shef në bisedimet me serbin, nënshkrues i parë i marrëveshjeve me serbin, çdo herë në intervistat e tij tregon që marrëveshjet janë të dhimbshme për Kosovën, tash së fundmi ka filluar të përgatitë qytetarët që serbët do të marrin autonomi, apo më mirë të themi që sërbët po krijojnë një shtet të vogël në Kosovë. Thaçi mund të punojnë për çdo shtet tjetër por jo kurrë për shtetin tonë. Thaçi meriton të dënohet për tradhti ndaj vendit, prokurori i shtetit ka qindra fakte për këtë, po ku me gjet Prokurorinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat